Flash News

KRYESORE

Balilajt ruajnë shtetin, institucionet që kanë lidhur kontratat

Balilajt ruajnë shtetin, institucionet që kanë lidhur kontratat

Pavarësisht hetimeve, kompania ‘Balili’ vazhdon të marrë pagesat e rregullta nga shërbimet që i jepen institucioneve shtetërore.

Nga dokumentat zyrtare evidentohet se kompania "Balili co"ka kontrata për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë si Prokuroria e Sarandës dhe Gjirokastres, Bashkia e Sarandës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, spitalet në jug të vendit si dhe Parku Kombëtar i Butrintit etj. Dukumentat e publikuara nga Open Data tregojnë se në emër të kompanisë Balilaj co i ka firmosur i vëllai.

Ndërsa për më shumë se prej një viti Klement Balili është një ndër personat më të kërkuar nga agjensitë ligjzbatuese shqiptare zbulohen kontrata të cilat faktojnë se kompania e familjes së të ashtuquajturit "Eskobar"i Ballkanit ruante institucionet e shtetit shqiptar.

Madje pagesa e fundit e bërë ndaj kompanisë Balili co, rezulton të ketë datën 15 dhjetor të këtij viti.  Vetëm në dy muajt e fundit ndaj kompanisë janë shlyer të paktën 36 fatura.

Shoqëria e Sigurimit dhe Ruajtjes Fizike “Balili-KO”, në pronësi të Bashkim Balilit (vëllai i madh i Klement Balilit), për vitin 2016 ka përfituar 94.236.818 lekë (të rinj), transaksione nga buxheti i shtetit.

 

 

 

Të fundit