Flash News

KRYESORE

Balili kërkon gjykim të shkurtuar

Balili kërkon gjykim të shkurtuar

Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar sot në gjykatë, gjykim të shkurtuar. Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga avokati i Balilit, Theodhori Sollaku. Megjithatë, seanca për këtë kërkesë është shtyrë pasi kërkohet që ai të jetë vetë prezent.

Kujtojmë që ndaj Balilit rëndojnë 4 akuza, të cilat ai i kundërshton me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale, sa kohë edhe avokatët këmbëngulin se nuk ka prova.

Prokuroria iu referohet hetimeve greke që e ekspozojnë Klement Balilin si njeriun që trafikoi 678 kilogramë kanabis, një ngarkesë që u kalua nga brigjet e Sarandës më 5 maj të vitit 2016.

Nga përgjimet, Klement Balili shfaqet duke komunikuar me dy skafistët, kur i orienton se ata i priste në Zakinthos, Georgis Alifantis.

Të fundit