Flash News

KRYESORE

“Balili po përdoret qëllimisht për të hequr vëmendjen nga studentët”

“Balili po përdoret qëllimisht për të hequr

Historiani Ben Andoni dyshon se dorëzimi i Klement Balilit në këtë moment është i qëllimshëm, për të larguar vëmendjen nga protesta e studentëve.

Në emisionin ‘Arena’ në Ora News, ai shton se gjithçka është e përllogaritur dhe se rezistenca e te rinjve po trondit themelet e mazhorances.

 “Ky po përdoret që njerëzit të heqin vëmendjen nga problemi i madh i protestës. Është shumë e shëmtuar. Ky njeri që kishte kopsitur gjithçka dhe unë jam i sigurt që negocimet nuk kanë filluar tani. Rrezik dihej dhe ruhej. Vetëm Bin Ladeni ishte i pakapshëm. Ky gjithçka e kishte përllogaritur. Nuk e kuptoj se si drejtori i Policisë për një aksion që është rutinë të tregojë arritjen e madhe të policisë. Ishte sfumuar", përfundoi Andoni.

Balili u vetëdorëzua pas 3 viteve në arrati, në një kohë që deri tani dështuan 14 operacione për arrestimin e tij.

Të fundit