Flash News

KRYESORE

“Balkanika Folk Festival 2018” dhe “ethet” e regjisorit Guga

“Balkanika Folk Festival 2018” dhe “ethet” e regjisorit

Është shumë i ri në moshë por mbanë në supe një sukses të madh. E kemi fjalën për producenti Sokol Guga. Është mësuar që të triumfoj në çdo spektakël që mbanë firmën dhe vulën e tij, kështu pas sukseseve me spektaklet e njëpasnjëshme, Guga këtë herë sjell një tjetër vepër të madhe që do të startojë në skenën shqiptare.

Kështu për herë të parë do të zhvillohet në Shqipëri festivali folklorik ballkanik që do të mbahet në Tiranë në datat 18-23 Shtator në sallën e madhe të spektakleve në Universitetin e Arteve, ku 12 shtete ballkanike do të garojnë në disiplinën e kërcimit tradicional. 300 artistë nga 12 shtete ballkanike do të garojnë për 5 çmime të mëdha. Por në spektakël do të ketë dhe të ftuar special të cilët do të jenë ansambli arbëresh "Shqiponjat" që do të vijnë enkas nga Italia, por të ftuar special do të jenë dhe ansambli "KOLO" nga Polonia, të koreografit të mirënjohur Avdyl Murtez. Ajo çka mbetet ende surprizë, është se shtetet konkurruese do të kenë edhe një përfaqësues në juri, i cili do të ulet në karrigen e jurisë të festivalit për të gjykuar dhe vlerësuar se cila performacë do jetë më emra.

12 personalitete të artit folklorik por edhe producent e gazetar të cilët do të votojnë për ansamblin më të mirë të festivalit. Në natën e parë gala të këtij festivali, do të jetë një prezantim i jurisë e publikut me grupet konkurruese, ndërsa nata e dyte do të jetë gara ku ansamblet do të vlerësohen me çmime. “Lahuta” është emblemë e trofeut të festivalit. Grupet do të garojnë për 5 çmime të mëdha si “Lahuta e Artë” e 4 çmime speciale si “Lahuta e Argjend” të punuar me mjeshtëri nga Stela Souvenir e mjeshtri Kujtim Cela. Nën prezantimin e e dy të rinjve por shumë të talentuar si Klaus Bardeli e Ida Nurce, me skenografi të skenografes Dea Martini, Make-up Artist Artur Muca, kostumet skenike Samoela Aderi e Edlira Sula, mjeshtër ndriçimi Arlind Shehu, Drejtor i Fotografisë Arben Ceku e Bujar Huta, Regjisor Televiziv Neritan Gjiksana. Një staf i madh janë angazhuar për këtë festival që pritet të hap siparin në 18 Shtator ku ne jemi të bindur se regjisori dhe producenti Sokol Guga do të bëjë historinë, e tij personale të radhës të suksesit që do të mbeten gjatë në memorien e çdo spektatori që do ta shijoj këtë festival të madh ballkanik folklorik. Nën siglën e DigitAlb, televizion që Guga numëron suksese të mëdha, telespektatorët do të kenë mundësi ta shijojnë live nga ekrani.

Të fundit