Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Balla: Ballkani Perëndimor, vend të veçantë në axhendën e prioriteteve të Presidencës gjermane
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur marrjen e presidencës së Këshillit Europian nga Gjermania ditën e sotme, duke e cilësuar këtë një moment kyç për BE-në.
Sipas Ballës, Gjermania me Kancelaren Merkel do të përballet me sfida të rëndësishme, ku objektiv prioritar është rimëkëmbja ekonomike e Europës, rikthimin e besimit të qytetarëve europianë në institucionet e BE dhe padiskutim një reagim solidar përsa i përket krizës së pandemisë.
Po ashtu, kreu i grupit socialist shprehu bindjen e tij se Gjermania do t’i japë një impuls të ri procesit të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë:
Sot Gjermania startoi Presidencën gjashtë mujore të Këshillit Europian në një moment kyç për BE-në. Ashtu si edhe në presidencën e vitit 2007, Gjermania me Kancelaren Merkel duhet të përballet me sfida të rëndësishme, ku objektiv prioritar është rimëkëmbja ekonomike e Europës, rikthimin e besimit të qytetarëve europianë në institucionet e BE dhe padiskutim një reagim solidar në adresimin e krizës së pandemisë
Jam i bindur që Gjermania do t’i japë një impuls të ri procesit të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ashtu si edhe më parë, Ballkani Perëndimor do të zërë një vend të veçantë në axhendën e prioriteteve të Presidencës Gjermane të BE-së.
Shqipëria me publikimin e kuadrit negociues dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare do të nisë më pas rrugëtimin e kapitujve të parë të negociatave me BE-në.