Flash News

KRYESORE

Balla i bën presion kryebashkiakut të LSI: Ndiq shembullin e Vasilit, dorëhiqu!

Balla i bën presion kryebashkiakut të LSI: Ndiq shembullin e Vasilit,

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit, gjatë një feste falënderimi ditën e sotme qytetarët e Cërrikut për mbështetjen dhe për votën që i dhanë në 25 qershor, i ka bërë presion kryebashkiakut të Cërrikut, Altin Toska, duke i kërkuar atij dorëheqjen.

Euforik për fitoren e madhe të PS-së në qarkun e tij, Balla ka komentuar dorëheqjen e Petrit Vasilit nga kreu i LSI, dhe njëkohësisht i ka kërkuar kryebashkiakut të Cërrikut, Altin Toska, të mbajë fjalën e dhënë dhe të japë dorëheqjen. Këtë gjë Balla e ka bërë sepse gjatë zhvillimit të fushatës, Altin Toska, kryetar i Bashkisë së Cërrikut pati deklaruar se do të jepte dorëheqjen nëse LSI nuk del forcë e parë në Cërrik. Por realsiht LSI në cërrik ka dalë forcë e dytë, pas PS, me 31% të votave kundrejt 35% të PS.

Gjithashtu deputeti socialist Balla ka folur edhe për zgjedhjet, duke e cilësuar atë si një betejë të vështirë. Madje ai ka vijuar më tej duke thënë se “Drejtësia të ndëshkojë rastet në hetim për korrupsion elektoral. Shqiptarët votuan për të ardhmen e tyre. Në shtator të fillojë reforma e plotë elektorale”, përfundoi Balla.

Të fundit