Flash News

KRYESORE

Balla del nga Prokuroria: Depozitova prova të reja. Basha do marrë përgjegjësitë

Balla del nga Prokuroria: Depozitova prova të reja. Basha do marrë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës për të paditur kryedemokratin Lulzim Basha.

Pasi doli nga Prokuroria, Balla në një prononcim për median u shpreh; "Një kallëzim penal tjetër ; vepra penale të kallëzimit të rremë, shpërdorimit të detyrës, venies në rrezik të veprimeve hetimore që ka të bëjë me veprën penale të trajtimit të sekretit hetimor.

Sot erdha për të depozituar prova mbi të cilat kam bazuar këtë kallëzim penal. Kam bindjen se ky hetim po ecen shumë mirë dhe në fund të këtij hetimi Lulzim Basha do të marri përgjegjësitë që meriton".

Kujtojmë që  Basha e ka kallëzuar Ballën si porositës e garant të 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë Toyota Yaris.

Të fundit