Flash News

KRYESORE

Balla del nga prokuroria: Do t’i padis të gjithë përveç Sali Berishës

Balla del nga prokuroria: Do t’i padis të gjithë

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku depozitoi sërish padi ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji dhe ish-kreut të IMT në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxhës, lidhur me akuzat sa i takon videos “Babalja 2”, me protagonist Fredi Alizotin, aktor i pretenduar në këtë skandal.

Balla ka deklaruar para gazetarëve se do t’i shkojë të vërtetës deri në fund dhe se Fredi Alizotin nuk e ka takuar asnjëherë.

“Do t’i padis të gjithë në Prokurori, Sali Berishën jo, se i kam lënë Zotin”, është shprehur Balla, lidhur me akuzat e Alizotit në videon e publikuar nga PD, i cili thotë se e ka takuar në lokal, madje i ka ofruar edhe para.

Balla ka treguar se në Prokurori është pyetur për ato që janë thënë në drejtimin e emrit të të tij.

“Do t’i shkoj deri në fund të vërtetës dhe s’ do të ndalem. Me Alizotin ju siguroj se nuk kam pasur asnjëherë komunikim”, u shpreh Balla.

Të fundit