Flash News

KRYESORE

Balla e pret para Gjykatës, por ku ndodhet kryedemokrati Basha

Balla e pret para Gjykatës, por ku ndodhet kryedemokrati Basha

Ditën e sotme ishte përcaktuar seanca e parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda mes Kryedemokratit Lulzim Basha dhe Taulant Ballës. Basha akuzoi Ballën si porositës të parave të ndaluara në portin e Durrësit. Pas zhvillimit të operacionit, Balla e kallëzoi Bashën penalisht, duke e akuzuar për shpifje në Kuvend dhe për nxjerrje të sekretit hetimor.

Sot, nga ambientet e gjykatës, Balla u shpreh se do të pres kryedemokratin Basha për t’u përballur me të, sipas tij për shpifjet ndaj tij. "Kjo është një seancë e parë. Unë dua të përballem me Lulzim Bashën, sesa një përballje mes avokatësh. Do ta pres edhe nëse vonohet nga Amerika. ..”, u shpreh Balla ndërsa refuzoi të paraqitej në seancë.

Po ku ndodhet kryedemokrati Basha?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, prej të dielës ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po zhvillon një sërë takimesh zyrtare.

Mësohet se Basha do të qëndroi në Uashington, deri në datën 12 korrik ku parashikohen edhe takime në Departamentin amerikan të Shtetit.

LEXO EDHE: Justifikohet me mospraninë e Bashës, Balla refuzon të përballet me trupin gjykues

Të fundit