Balla falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën pas tërmetit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shprehu falënderimet për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), të cilat ndihmuan menjëherë Shqipërinë pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor.

Në një mesazh në Twitter, Balla vlerësoi ndihmën e dhënë nga EBA prej 3.2 milionë eurosh.

“Shqipëria i është mirënjohëse Shkëlqesisë së Tij, Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Mohamed Bin Zayed dhe zëvendëskomandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare prej 13 milion AED që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin.”, ishte mesazhi i Ballës.