Flash News

KRYESORE

Balla ‘harron’  paradoksin e shifrave: Tani s’ka më llafe. Zgjedhjet e tjera më 2021

Balla ‘harron’  paradoksin e shifrave: Tani s’ka më

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë mbledhjes me Asambletë e Partisë Socialiste në Gramsh, Cerrik dhe Librazhd, theksoi se kjo ditë tregoi një mbështetje të jashtëzakonshme për PS.

Në takimin në asamblenë e Gramshit Balla tha se populli e shprehu vullnetin e tij me votë.

“Për ne 30 Qershori ishte një moment shumë i rëndësishëm i cili tregoi që shqiptarëve, askush nuk mund t’ua heqë të drejtën për të votuar, për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.

Pati një përpjekje të paimagjinueshme, në të cilën u përfshi, jo vetëm opozita, por për fat të keq, edhe Presidenti i Republikës, për t’i hequr të drejtën popullit të Gramshit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Kjo përpjekje mori fund në 30 Qershor, ne tani duhet të fillojmë menjëherë punën”, nënvizoi Balla.

Në takimin me Asamblenë e PS në Cërrik, Balla e konfirmon faktin se zgjedhjet e ardhshme do realizohen në 2021, duke lënë pas kështu edhe vendimin e presidentit Meta, i cili ka shpallur datën të re për zgjedhjet 13 tetorin.

 “Këto zgjedhje mbaruan por miq, të tjerat janë zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2021, ta kemi të qartë se mos kanë mbetur dyshime. Tani s’ka më llafe, tani ka punë. Duhet që sapo të hyjë kryetari të bëjë detyrat e rëndësishme që e presin. Vota e 30 Qershorit ishte një votë, këtu në Cërrik, përtej votave të PS, prandaj edhe një herë mirënjohje të gjithëve”, deklaroi Balla.

Të fundit