Flash News

KRYESORE

Balla i hap rrugë rikthimit të Tahirit në PS: Është vendimmarrje e tij. PD t’i kërkojë të falur

Balla i hap rrugë rikthimit të Tahirit në PS: Është

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin ‘Java’ në TVSH, ku ndër të tjera komentoi edhe rikthimin e mundshëm të Saimir Tahirit në Partinë Socialiste.

Me një gjuhë të ngjashme më atë të kryeministrit në ‘Real Story’, Balla theksoi se i takon vetë ish-ministrit të Brendshëm të rikthehet në parti.

“Unë e thashë dhe në fillim dhe sot kanë kaluar më shumë se 13 muaj kur prokuroria ngriti akuzat ndaj Tahirit. Të gjithë e dimë që akuzat për të u ngritën në bazë të hetimeve në Itali dhe ai atje doli i pastër. Partia Demokratike duhet t’ i kërkojë falje për baltën ndaj tij, ndërkohë kthimi në Partinë Socialiste është vendimarrje e vetë zotit Tahiri”, pohoi  Taulant Balla.

Në fjalën e tij përballë analistëve dha gazetarëve, Balla u pyet edhe rreth dorëheqjes së ish- ministrit Fatmir Xhafaj. Sipas Taulant Ballës, vendimi i Xhafajt ishte personal, duke theksuar se nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit e çoi punën e saj në një tjetër nivel.

Të fundit