Flash News

KRYESORE

Balla imiton Ramën, flet nga Shushica për të paaftët e administratës që “emëroi” vetë

Balla imiton Ramën, flet nga Shushica për të paaftët e

Si e mbushi administratën e Elbasanit, Librazhdit e Gramshit me militantë socialistë, të paaftë e hajdutë, “parazitë e grabitqarë”, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla kërkon t’u mbushë mendjen fshatarëve të Shushicës se tani do të fillojë një “operacion vetëpastrami”, pra heqjen e tyre nga administrata.

Në vijim të turit të dëgjesave publike, Taulant Balla u shpreh se ky tur dëgjesash nuk po bëhet shkel e shko, por përkundrazi do dëgjohen dhe adresohen me rigorozitetet të gjitha ankesat. Socialisti nuk la pa theksuar nevojën e një reforme të thellë në administratë me qëllim pastrimin e kësaj të fundit nga njerëzit e paaftë.

Dhe Balla e ka hallin se “në këto zyra duhet të ketë njerëz me integritet. Më e rëndësishmja nga të gjitha për një punonjës të administratës së shtetit është komunikimi me njerëzit dhe unë dua që ju të denonconi çdo rast flagrant të sjelljes së patolerueshme të një përfaqësuesi të administrates”.  Me sa duket Balla i ka identifikuar “parazitët” e “grabitqarët”. Ata janë tek ish-aleati i tyre, LSI, pjesë e pushtetit të përbashkët për katër vjet. Ata do pastrohen, ata do ikin, ata janë “e keqja” e administratës se për të tjerët Taulant Balla ve dorën në zjarrr…

Fjalori që përdor ai dhe një pjesë e mirë e deputetëtve të PS-së ka po të njëjtat fjalë që përdor Rama në “dëgjesat”  (gjyqet popullore të administratës), veçse rendi i fjalëve është i ndryshëm. Mjafton kjo fjali që u tha Blla banorëve në Shushicë: “Fakti që ne kemi marrë një besim kaq të madh tregon që njerëzit na kanë besuar se ne mund t’i ndryshojmë gjërat që janë bërë keq në këto 24-vite.”

Të fundit