Flash News

KRYESORE

Balla ka rezerva për Francën: Ata nuk e dinë formulën ideale të reformimit të BE

Balla ka rezerva për Francën: Ata nuk e dinë formulën ideale

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se Franca nuk e di se cila është formula ideale për reformimin e BE-së, pavarësisht se me këtë pretekst bllokoi çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne mes kërkesës së Francës për të ndryshuar tërësisht mënyrën e raportimit të procesit të negociatave, u është kërkuar Komisionit Evropian të bëjnë një organizim të ri. Edhe francezët nuk e dinë se cila është formula ideale për të ndryshuar. Komisioni Evropian nuk di nga Këshilli Evropian se ç’të bëjë, jo vetëm me Shqipërinë, por edhe më Serbinë dhe Malin e Zi, deri kur të ndajë rolet. Pra nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë, por bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Balla në “Real Story” në News 24.

Ai shtoi seShqipëria kontratën e vet me BE, SHBA, partnerët e saj të mëdhenj, e ka me reformën në drejtësi. Brenda Krishtlindjeve, do të ngrihet Gjykata Kushtetuese.”

Të fundit