Flash News

KRYESORE

Balla kallzon Bashën te Krimet e Rënda: Ke nxjerrë sekret hetimor!

Balla kallzon Bashën te Krimet e Rënda: Ke nxjerrë sekret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kallzuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha te Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Në këtë padi Balla akuzon Bashën për nxjerrjen e sekretit hetimor, sa i përket deklaratës që bëri kryedemokrati në Kuvend për paratë në “Toyota Yaris”, brenda të cilave u gjetën rreth 3.4 milionë euro.

“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, akuzoi Basha deputetin Balla. Nuk u desh shumë kohë pas deklaratës së Bashës që paratë të kapeshin në Portin e Durrësit.

Të fundit