Flash News

KRYESORE

Balla: Kryebashkiaku Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vite burg, Basha s’përgjigjet

Balla: Kryebashkiaku Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vite burg,

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në një reagim në rrjetet sociale shprehet se kryebashkiaku Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vite burg. Por  sipas tij Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë.

“Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Kryebashkiaku i Lulzim Bashës Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por Kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë.

Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ”, shprehet Taulant Balla.

Të fundit