Flash News

KRYESORE

Balla: Kuvendi është legjitim! Protestat e opozitës nuk janë të popullit

Balla: Kuvendi është legjitim! Protestat e opozitës nuk janë

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla,  nga studio e lajmeve të Neës 24 u shpreh se sipas tij Parlamenti është legjitim dhe se protestat e opozitës nuk janë të popullit.

 “Televizioni juaj ka transmetuar të gjitha protestat, edhe seancat patjetër sepse shqiptarët kanë nevojë të dëgjojnë që flasin për problemet e tyre. Këto nuk janë protestat e popullit. Gjithë shqiptarët dinë ta kuptojnë se kush realisht janë protestat e popullit. Kujtojmë protestat e studentëve. Opozita thotë dua pushtet në tavolinë”, u shpreh Balla.

Lidhur me akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve dhe ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, Balla deklaroi se Dako i ka fituar zgjedhjet edhe me Berishën kryeministër.

“Ku u vodhën zgjedhjet? Në Durrës janë vjedhur zgjedhjet? Dako është zgjedhur në vitin 2007 kur Sali Berisha ishte në kulmin e pushtetit. Është zgjedhur në vitin 2011. Kur i vodhi zgjedhjet Vangjush Dako? Shqiptarët e dinë, Lulzim Basha do pushtet në tavolinë. Kërkoi dhe në 2017.

Të kesh Kryemadhin në krahë dhe të ankohesh për vjedhje votash nuk të shkon. Zgjedhjet në 2017 janë certifikuar nga ODIHR, sot për cilësinë e zgjedhjeve të gjitha institucionet e tjera marrin e lexojnë raportin e ODIHR dhe ODIHR ka certifikuar zgjedhjet. Basha i pranoi zgjedhjet e 2017. Nuk ka sot një provë që të bëjë pis rezultatin e zgjedhjeve të 2017. Lëri thashetheme jo i tha Niçja, e ëma, babai. Sa për dosje prokuroria ka detyrimin që t’i shkojë deri në fund, që ka përdorur para për të blerë votat. Por ju e dini në raportin e OSBE-ODIHR, në ka një rast për blerje votash është një rast i përfaqësuesit të LSI-së”, u shpreh Balla.

Të fundit