Flash News

KRYESORE

Balla: Luftë krimit dhe korrupsionit, jemi gati për ofensivën shembullore

Balla: Luftë krimit dhe korrupsionit, jemi gati për ofensivën

Në sesionin e ri parlamentar për 2020-ën, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se përshkallëzimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit do të jetë prioriteti i qeverisë. Gjatë fjalës së tij në foltore, ai u shpreh se është e rëndësishme që të përmirësohet baza ligjore në funksion të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ne do të mbështesim ndryshimet e nevojshme ligjore të konsultuara me partnerët tanë për t’i dhënë Policisë së Shtetit atribute të mjaftueshme ligjore për një luftë me efektivitet të lartë kundër krimit të organizuar”, tha ai.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së shtoi se viti 2020, duhet që të mbahet mend si viti i vënies përpara lupës së ligjit të çdo pasurie që buron nga krimi e nga trafiqet e çdo lloji.

“Për këtë, ne jemi gati për ofensivën më shembullore ndaj botës së krimit dhe kapedanëve të asaj bote, të cilët do t’i përballim me Forcën e Ligjit. Përshkallëzimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit është i nevojshëm për ecurinë tonë të mëtejshme dhe jetik për imazhin tonë ndërkombëtar.

Kush ka kryer krime dhe është dënuar, është akuzuar nga prokuroria, po i ka shpëtuar dënimit falë aleancës me KÇK-në, është hetuar apo është nën hetim, brenda ose jashtë vendit, duhet të provojë pastërtinë e burimeve të pasurisë ose duhet ta humbasë pasurinë.”, deklaro Balla.

Të fundit