Balla: Meta të zgjohet; Shkodra së shpejti me drejtues të ri

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi pas mbledhje së Kryesisë së Shkodra së shpejti do të ketë një drejtues të ri.

“Nga strukturat e partisë ka patur një sërë kandidaturash, shumë reputative dhe intelektuale që të përfaqësojnë denjësisht shkodranët. Jemi duke diskutuar. Shumë shpejt do kemi një drejtues të PS që të përmbushë pritshmëritë e strukturës së PS”, tha Balla, i cili u pyet edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme dhe atyre të pjesshme në qarqet që pas 30 qershorit kanë mbetur pa kryetarë bashkish.

“Në kongresin e partisë do miratojmë një anxhendë të PS, që të biem dakord që në këto 29 vite kongreset e PS kanë qenë momentet të rëndësishme në jetën politike, në agjendën politike që do miratojmë, do këtë ndryshime pasi do mbyllet në 30 qershor 2021, afat që planifikojmë për zgjedhje të përgjithshme parlamentare”, tha Balla, ndërsa për sa i përket zgjedhjeve të pjesshme, hodhi akuza ndaj presidentit Ilir Meta se nuk po zbaton detyrat kushtetuese.

“Presidenti mbetet në moszbatim të detyrave kushtetuese, është vënë në dijeni lidhur me vakancën e krijuar. Presidenti duhet të zgjohet dhe të zbatojë Kushtetutën”, tha Balla.