Flash News

KRYESORE

Balla në kërkim të alibive, përdor Turjan Hyskën për të mohuar kërcënimin ndaj nënkomisarit Nuhu

Moderatori Turjan Hyska ka lejuar që imazhi i tij të përdoret si alibi nga Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, i cili po akuzohet se ka kërcënuar me armë së bashku me deputetin tjetër Rrahman Rraja, nënkomisartin Emiljano Nuhu.

Është vëllai i Turjanit, Eljo Hyska, që mban postin e kryetarit të FRESSH, që “rastësisht” teksa gërmonte në fotot e verës, ka gjetur një mesazh të Ballës në ‘ëhatsapp’, i cili më 21 korrik i dërgonte foton e përbashkët me moderatorin nga qyteti i Pogradecit.

“Po gërmoja fotot e verës dhe rastësisht pash që në 21 korrik një fans i Turit më kishte dërguar këtë foto live nga Pogradeci”, shkruan kreu i FRESSH.

Emiljano Nuhu denoncoi dje se më 21 korrik të këtij viti, Taulant Balla, Rrahman Rraja dhe vëllai i tij, si dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, kanë hyrë në komisariatin e Fushë-Krujës dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar që të linte të lirë djalin e Rrajës. Rexhep Rraja ishte denoncuar nga ish-e dashura për dhunë të vazhdueshme, ndërkohë që policia e Fushë-Krujës dhe Prokuroria janë përpjekur të mbyllin ngjarjen.

“Jo, jo s’e njoh fare Emiljano Nuhun”, Policia nxjerr blof Rrahman Rrajan: U takuan në Tiranë, komunikuan në ‘What’s up’

“Është çështje mes Tahirit dhe drejtësisë”; A do ndjekë Balla rrugën e kolegut për të ‘shpëtuar’ edhe një herë PS-në?

Denoncimi ndaj djalit të deputetit të PS, reagojnë aktivistë dhe gazetarë: Këtyre u duhen thyer hundët!

Të fundit