Flash News

KRYESORE

Balla: Negociatat për në BE do të hapen për Shqipërinë

Balla: Negociatat për në BE do të hapen për

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, mendon se BE do të hapë negociatat për anëtarësimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda këtij viti. Ai ndodhet në Gjermani, ku po takon deputetët e Bundestagut, ndërsa votimi për çeljen e negociatave po aforn. në një intervistë për DË, ai shprehu bindjen se negociatat për dy vendet ballkanike do të hapen. Duhet thënë se deputetët e maxhorancës gjermane, e sidomos të partisë kristdemokrate CDU kanë perceptimet të ndryshme për çështjen e çeljes së negociatave. Qeveria gjermane  ende nuk ka dalë me një opinion zyrtar

“Unë kur i referohem qeverisë gjermane, i referohem kancelare Merkel, që mbetet një luftëtare e paepur për mbajtjen gjallë të procesit të zgjerimit të BE. Unë besoj se ka një shumicë të cilësuar brenda Bundestagut që do të mbështesë fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

Opozita - “Nuk kam gjetur një deputet të vetëm të çdo grupimi politik, gjatë bisedimeve që po bëjmë këtu, që të mirëkuptojë vendimin vetëasgjësues të PD për t’u larguar nga Parlamenti. Për akuzat që bëjnë, këto janë çështje që adresohen në prokurori”.

Ndërhyrja e Gjermanisë - “Ne kemi qenë të hapur për dialog, dhe besoj se jemi të maturuar tashmë për të pasur dialog pa qenë nevoja e miqve të huaj, jo pa qëllim kryeministri Rama në letrat e tij, shpjegoi arsyet dhe domosdoshmërinë që ne në këtë fazë të rëndësishme të jemi bashkë, por kjo nuk ka qenë e mundur se lidershipi i PD vijon qasjen kundër reformën në drejtësi, duke artikuluar kërkesa që në asnjë rast nuk mund të merren në konsideratë nga ana jonë.”/ Burimi/ DW

Të fundit