Flash News

KRYESORE

Balla ngacmon gazetaren: Kompliment ishte mi zemër! Lala: Tërhiqe mbrapsht atë që the

Balla ngacmon gazetaren: Kompliment ishte mi zemër! Lala: Tërhiqe

Ironitë e politikanëve ndaj gazetarëve janë të shumta. Mbrëmë në emisionin  “Të Paekspozuarit” nuk kanë munguar replikat mes deputetit socialist Taulant Balla dhe gazetares Klodiana Lala. Teksa drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi njoftoi hyrjen e gazetares në transmetim 'live', Balla e ngacmoi duke thënë se goca mund të jetë larguar, pasi ishte në studion numër 2.

Por gazetarja Lala ishte aty dhe i'u kthye deputetit Balla duke i thënë: "jam këtu, dhe jam zonjë…jo gocë". Por debati kaloi edhe në ngacmime.

Pjesë nga debati: 

Rakipi: Regjia më lidh me Klodin

Balla: Eee do fusësh prapë atë gocën, paska ikur…

Lala: Jo jo, nuk kam ikur, këtu jam. Jam zonjë dhe jo gocë.

Balla: Ishte kompliment mi zemër...

Lala: Dhe fjalën 'zemër' tërhiqe mbrapsht!

 

Të fundit