Flash News

KRYESORE

Balla për përgjimet: Diskutime normale në një parti, në Dibër populli votoi PS

Balla për përgjimet: Diskutime normale në një parti, në

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i komentoi përgjimet e publikuara nga “Bild” në lidhje me zgjedhjet në Dibër si diçka normale brenda një partie. Ai theksoi se rezultati zgjedhor në Dibër si në vitin 2016, ashtu dhe në vitin 2017 u bazua te vota e popullit.

“Në vitin 2016 në atë fushatë zgjedhore në Dibër, ka qenë e gjithë PD nga Lul Basha dhe deputetët e PD-së së asokohe. Ne kemi marrë ankesa nga ana e strukturave të PS se deputetë të PD kanë intimiduar strukturat apo përfaqësues të PS.

Rezultati i Dibrës është një rezultat, që bazohet në një votë e cila është konfirmuar dhe më pas në Dibër dhe ku të gjithë e dini se dhe në 2016 dhe në 2017 asnjë komisioner i PD apo të tjerave forca politike s’kanë pasur ankime. PD doli në fillim si triumfatore e zgjedhjeve. Unë nuk u nxitova, thashë se është populli që vendos. Dhe në fund populli votoi Partinë Socialiste”, tha Balla.

Të fundit