Balla: PS e Shkodrës do i nënshtrohet procesit të riformatimit, Pjetri përgjegjësi personale

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, tha se struktura e partisë në Shkodër do t’i nënshtrohet procesit të riformatimit. Deklarata e tij erdhi pas mbledhjes së kryesisë.

“Ne kemi argumentuar nevojën që në strukturën e PS Shkodër të ndërmarrim një hap të rëndësishëm rigjenerimi, që është një proces që për shkak të zgjedhjeve, do të zhvillohen në të gjitha bashkitë, por veçanërisht në Shkodër. Kemi marrë vendimin për të pasur një vëmendje të veçantë, procesin e riformatimit të PS Shkodër”, tha Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve u ndal edhe te rasti i Valdrin Pjerit.

“Nisur nga rasti i Valdrin Pjetrit, ne kemi diskutuar, kryeministri ka rishprehur domosdoshmërinë që këtë përgjegjësi personale të personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre ne ta ashpërsojmë përmes mekanizmave ligjorë.  Në çdo rast PS ka vënë një stendat në politikën shqiptare, kurrë nuk kemi bërë mburojën për asnjë”.