Flash News

KRYESORE

Balla publikon vendimin e dënimit të Zaganit: Është dënuar me 3 vite burgim

Deklaratat e Dritan Zaganit shpesh herë janë marrë në konsideratë nga Partia Demokratike e cila e ka akuzuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministrin, Edi Rama si të implikuan në trafikun e narkotikëve.

Këto denoncime janë kundërshtuar me forcë nga Partia Socialistë e cila i ka konsideruar si të pa vërteta.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka cilësuar Zaganin si heroin mediatik të PD-së dhe kërkon prej kësaj partie që të heq dorë nga Zagani.  Në këtë status ai ka bërë publike dhe vendimin e formës së prerë për dënimin e  Dritan Zaganin.

Statusi i plotë:

E ftoj miqësisht Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike të heqë dorë nga heroi i tyre mediatik Dritan Zagani.

Nuk mundet që partia kryesore e opozitës të ketë hero një të dënuar me Vendim të formës së prerë “Në emër të Republikës” me 3 vite burgim.

Shikojeni vendimin!

Nuk pres që Lulzimi Basha dhe as PD të kërkojë ndjesë. Sepse siç thashë në mëngjes, të gënjejë është e vetmja punë që Lulzim Basha di të bëjë më mirë.

Por të betohesh për drejtësi mbi fjalët e një personi të arrestuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit dhe më pas i dënuar nga Gjykata për largim nga vendi i qëndrimit të detyruar, kjo nuk është vetëm qesharake, por është shembulli më i qartë ku ka degraduar “vizioni” i PD për drejtësinë”.

E mbyllim këtu këtë debat, Lulëzim!

Të fundit