Flash News

KRYESORE

Balla raporton në Bruksel krah Spahos dhe Vasilit: Shqipëria s’ka më drogë

Balla raporton në Bruksel krah Spahos dhe Vasilit: Shqipëria

Edhe pse përkrah gjatë tryezës së nivelit të lartë të organizuar nga Komisioni Evroopian në Bruksel, Taulant Balla kishte dy kritikë të ashpër të qeverisë si Petrit Vasili dhe Edmond Spaho, megjithatë ai nuk ka ngurruar të flasë për progreset e mëdha që sipas tij po bën qeveria shqiptare në luftën kundër kultivimit dhe trafikut të drogës.

Edhe pse një ish-ministër i kësaj qeveria është nën hetim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, Balla u mjaftua të thoshte sot në Bruksel përpara partnerëve evropianë të Shqipërisë se “per vitin 2017 Shqiperia kishte vetem 88 plantacione te dyshuara, ose 150 here me pak se nje vit me pare. Pra, Shqiperia nuk eshte me kryeqyteti europian i kanabisit, sikurse ndonje media ka patur deshiren ta quaje. Industria e kanabisit po vdes. Ne jemi te vendosur t’i japim fund, njehere e pergjithmone, brenda 31 dhjetorit te ketij viti”.

Nuk dihet ende se cilat kanë qene qëndrimet e Vasalit dhe të Spahos në Bruksel, poor mjafton të rrëmosh nëpër statuset e kreut të grupit parlamentar të LSI, për të parë se aty paraqitet një realitet tjetër, ai i Shqipërisë së tejmbushur me kanabis dhe bandat e së cilës drejtohen nga qeveria, sikurse akuzon Vasili.

Të fundit