Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Balla: Sulmi i Bashës ndaj prokurorisë është i papranueshëm
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e konsideron si një ripërsëritje ogurzezë të qëndrimit pengues të PD ndaj drejtësisë, sulmin e Lulzim Bashës ndaj Prokurorisë.
Ndërkohë, ai e cilëson reagimin e të pandehurit Ervin Salianji ndaj një pretence të prokurorit, si të falshëm dhe emocional kur bëhet fjalë për çështjen e tij.
“Sulmi i Lulzim Bashës shënjestroi edhe një nga prokurorët e dosjes ku vetë Lulzim Basha është i pandehur. Kjo është e papranueshme dhe është një presion i hapur kundër Prokurorisë, e cila ende ka në hetim Kryetarin e PD. Përdorimi nga ana e Lulzim Bashës e pretencës ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, për sulme personale ndaj Prokurorisë e zhyt Partinë Demokratike edhe më thellë në baltën ku vetë mbytet prej shumë kohësh. Lulzim Basha është i vetëdijshëm për batak-babalen ku u vetëpërfshi me dashje, bashkë me të tjerë si Ervin Salianji.”, shkroi Balla në Facebook.