Flash News

KRYESORE

Balla sulmon Bashën dhe djalin e ish-kryeministrit: Çunat e babit s’e durojnë dot dritën e transparencës, SPAK të hetojë Shkëlzen Berishën

Balla sulmon Bashën dhe djalin e ish-kryeministrit: Çunat e babit

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Basha se ndryshe nga ç’deklaron nuk e do hapjen e listave 100%, madje sipas tij as 10%.

Nga fjala në Kuvend, Balla thotë se ndryshimet kushtetuese nesër në seancën e 30 korrikut do të kalojnë në votim, edhe nëse opozita e bashkuar nuk reflekton sot.

Po ashtu, Balla i ka cilësuar ‘çunat e Saliut’, Bashën dhe djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, teksa i akuzon se nuk e durojnë dot dritën e transprancës.

Sipas zyrtarit të PS, Shkëlzen Berisha duhet të japë llogari në SPAK lidhur me një fabrikë boronice, ndërsa djali i ish kryeministrit sipas Ballës ka rolin e ndërmjetësit.

Do doja t’i përgjigjem PD që thotë se nuk duam të votojmë ndryshimet se gjoja PD i do listat 100% dhe nuk jemi dakord.

Si mund të hapen listat 100% listat në zgjedhje pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër. Këtë Luli e fsheh dhe thotë se kemi shkelur afatet e kodit të praktikave më të mira të Venecias që nuk këshillon ndryshime një vit para zgjedhjeve.

Luli e lexon sipas qejfit, se i bie as nuk votonim të enjten ndryshimet e Kodit Zgjedhor, se edhe ato i bie të jenë votuar një vit para zgjedhjeve.

Sipas Lulit jemi vone për hapjen e listave dhe ti shtyj,më kur bjerë dakord Luli. Nëse presim Lulin është njësoj sikur të presësh edhe Xenin, vëllain e Lulit të bjerë dakord për hapjen e hetimit për kreditë e padeklaruara të fabrikës së boronicave sepse Xeni nuk ka vetëm kredi 1.8 mln euro, por paska edhe një tjetër 5.4 mln euro që ia kanë lënë përshesh në shportën e boronicave.

Për dy çunat e bab Saliut kanë të përbashkët dy gjera, gënjejnë pa pikën e stresit dhe janë dembele sa përtojnë të fshehin gjurmët e rrenave të tyre.

Basha nuk e do as 10% hapjen e listave po të jetë në dorën e Lulzit, njëso j si Xeni nuk do hapjen e hetimit për boronicat e arta se nuk i durojnë dot dritën e transprancës.

Xhenit i them t’i bëjë thirrje vetë SPAKU, i drejtohem SPAK të nisë hetimet për këtë djalë me fat që pa punuar edhe një ditë në jetë ka miliona euro e kredi duke u deklaruar vetëm si sekser.

Cfarë ndërmjetëson ky tip dhe kush janë subjektet që paguajnë këtij mijëra euro në vit për ndërmjetësime?

700 mijë euro vetëm në vitet e fundit, cfarë zgjidhje u ofron palëve në konflikt dhe në cfarë hallesh shpëtuaka nga ndërmjetësimet e tij. Këto pyetje kërkojnë përgjigje nga SPAK.

Ky parlament ka detyrën ndaj shqiptarëve të hapë listat e nesër më 30 korrik pa pritur Lulin të bjerë dakord për listat e hapura, edhe pse shpresoj që sot të jetë ditë reflektimi për të rënë dakord, se është njësoj si të presësh Xenin që të pranojë se është një sekser që ka abuzuar me pushtetin e babit.

Po ashtu i kërkoj SPAK të hapë hetimet për fabrikën e boronicave të arta, pa pritur që Xeni tja kalojë edhe kësaj radhe sic ka ndodhur kur babi kishte në dorë edhe gurin, edhe arrën”, u shpreh Balla.

Të fundit