Flash News

KRYESORE

Balla sulmon Bashën: Sa baltë ‘ka hedhur’ nga goja dhe sa e-maile për të penguar vendimin e hapjes së negociatave

Balla sulmon Bashën: Sa baltë ‘ka hedhur’ nga goja dhe sa

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka sulmuar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, duke e akuzuar se është përpjekur që të pengojë vendimin pozitiv të Gjermanisë për t’i thënë po negociatave të Shqipërisë me BE.

 “Unë nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që nuk ka pritur që në cdo rast, edhe kur ‘Po-ja’ që është e qartë si drita e diellit, që Lulzim Basha do të lëshojë ndonjë dritë hije. Për mua dhe çdo shqiptar tjetër që di të kuptojë se PD dhe Basha kanë bërë gjithçka kanë mundur për të penguar këtë vendim. Unë po flas nga ajo çka di se sa baltë është hedhur përkundrejt Shqipërisë nga goja dhe nga e-mailet e Lulzim Bashës për të penguar këtë vendim. Por po-ja është po dhe nuk ka nevojë për komente”, -tha Balla.

Ditën e sotme grupet parlamentare të koalicionit qeverisës CDU/CSU dhe SPD në Bundestagun gjerman votuan një rezolutë ku shprehin qëndrimin pro hapjes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Evropian tetorin e ardhshëm, por në rezolutë bëhet e qartë se se “nuk do të ketë çelje negociatash për Shqipërinë, pa plotësuar 9 kushtet kryesore”.

Të fundit