Flash News

KRYESORE

Balla sulmon gjyqtarin që pushoi çështjen ‘CEZ’: Pjesë e ‘KÇK’, vendimi do ankimohet menjëherë

Balla sulmon gjyqtarin që pushoi  çështjen ‘CEZ’:

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen ‘CEZ’

Duke sulmua gjyqtarin e çështjes, Lazër Sallaku, Balla thotë se i takon grupit ‘KÇK’-së, ‘Kap Ça të kapësh’, teksa shton se është i njëjti gjyqtar që pushoi edhe akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për çështjen e falsifikimit të dokumentave.

Sipas Ballës, ‘ÇEZ’ është një ndër dosjet më të rënda të korrupsionit në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëve të korrupsionit.

Po ashtu Balla ka publikuar një pjesë të raportit të Komisionit Hetimor për këtë çështje.

Më poshtë reagimi në Facebook

Të fundit