Flash News

KRYESORE

Balla takim "vllazëror" me Thaçin: E mbështes tërësisht; “askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë…” së Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Presidentin Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Pas “takimit vllazëror”, sikurse e cilëson ai, Balla thekson se “mbështet tërësisht Presidentin Thaçi se “askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë…” së Kosovës.”

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, kreu i grupit socialist thekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë për liri e një populli autokton kundër gjenocidit të Millosheviçit.

Postimi i plotë i Ballës:

PRISHTINË: Takim shumë vllazëror me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi . Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë për liri e një populli autokton kundër gjenocidit të Millosheviçit. Tërësisht mbështes Presidentin Thaçi se “askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë…” së Kosovës.

Të fundit