Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Balla takon sekretarin e Përgjithshëm të CDU: Mirënjohës Merkelit
Përpara votimit që do bëhet sonte në mbrëmje në seancën plenare të Bundestagut, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, u takua në Selinë Qëndrore të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së Paul Zemiak.
Në një postim në facebook Balla shkruan se “Lidhur me rekomandimet e vendimit të Bundestagut, bashkëndamë vlerësimin se është në interesin e Shqipërisë, por edhe të partnerëve tanë evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e benchmarks të negociatave të anëtarësimit. Sigurisht është edhe në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma po shpërblehet dhe është frytdhënës.”
Në postimin e tij, Balla shpehu mirënjohjen e ndaj kancelares Angela Merkel dhe grupit parlamentar të CDU-së për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të antarësimit në BE.