Flash News

KRYESORE

Balla: Të përmbyllet në kohë ligji për presidentin, Meta po abuzon me këtë

Balla: Të përmbyllet në kohë ligji për presidentin,

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përsëritur thirrje në Kuvend për të përmbyllur në kohë ligjin për presidentin.

Duke folur në Kuvend, Balla akuzoi presidentin Ilir Meta se në kushtet e mospasjes së një ligji të tillë, po abuzon me këtë fakt duke treguar shkelje të ligjit dhe kushtetues.

“Duhet të përmbyllin në kohë ligjin për presidentin. E përgëzoj komisionin e çështjeve ligjore që ka ngritur një grup punë me përfaqësi të mazhorancës dhe opozitës.

Kemi ligj për cdo institucion dhe nuk kemi bërë ende ligj për presidentin, është i domosdoshëm se së fundmi presidenti aktual ka treguar raste të përsëritura të përplasjes dhe të shkeljes së ligjit e kushtetutës duke abuzuar me faktin e mos pasjes një ligj për presidentin”, u shpreh Balla.

Të fundit