Flash News

KRYESORE

Balla thirrje Metës: Të caktojë datën e re të zgjedhjeve në Shkodër, Durrës e Vorë

Balla thirrje Metës: Të caktojë datën e re të

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i kërkoi presidentit Ilir Meta të dekretojë datën për zgjedhje në Shkodër, Durrës dhe Vorë, bashki që janë aktualisht pa kryetarë. Ai kërkoi që caktimi i datës të bëhet pas përfundimit të gjendjes së emergjencës civile në dy bashkitë e fundit.

Thirrja e tij vjen pas takimit me delegacionin e Këshillit Evropian, me të cilin tha se diskutoi këtë pikë.

Në një deklaratë për mediat Balla theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin kushtetuese, ndërsa shtoi se zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të mbahen në qershor të vitit 2021.

Pjesë e këtij diskutim ka qenë edhe fakti që Presidenti për tre bashki, për të cilat mandati i kryebashkiakëve ka mbaruar, Shkodër, Durrës e Vorë, bazuar dhe në parashikimet e Kushtetutës, të përcaktojë brenda kohës së mundshme, sa i përket Durrësit dhe Vorës jemi në kushtet e emergjencës civile, dhe sapo emergjenca të ketë përfunduar Presidenti të ketë dekretuar datën për zgjedhje.

30 qershori është një datë kushtetuese, zgjedhjet janë po aq kushtetuese dhe të gjitha organet e dalë prej tyre janë ligjore dhe vijojnë punën e tyre për një mandat 4-vjecar, që përfundon më 2023. Qytetarët e Shkodrës, Durrësit e Vorës sa më shpejt të jetë e mundur t’iu japim të drejtën që përmes votës të kenë kryebashkiakun. Kryebashkiakja e Shkodrës është përtej mandatit 4-vjeçar”, tha Balla.

Të fundit