Flash News

KRYESORE

Balla urim në 29-vjetorin e themelimit: Në gjithë rrugëtimin e saj, PS në anën e duhur të historisë

Balla urim në 29-vjetorin e themelimit: Në gjithë rrugëtimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u ka uruar sot 29-të vjetorin e krijimit të PS të gjithë anëtarëve të forcës së tij politike.

Ndërsa thekson se gjatë rrugëtimit të saj, PS ka qenë në anën e duhur të historisë, Balla shprehet se përpjekja kryesore e partisë që ai përfaqëson mbetet orientimi pro Europian për të ndërtuar e forcuar shtetin e së drejtës.

“12 Qershor

Gëzuar ditëlindjen e 29-të Partisë Socialiste🌹🇦🇱, forcës më të madhe politike të shqiptarëve👐🏼, forca kryesore që spikat në përpjekjen dhe orjentimin pro-europeist për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.

Partia Socialiste në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet në anën e duhur të historisë së Shqipërisë, për një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste🌹🇦🇱!”, shkruan Balla.

Të fundit