Flash News

KRYESORE

Balla: Vendimi i gjykatës historik; Avokati i Bashës: Qesharake, do ta ankimojmë

Balla: Vendimi i gjykatës historik; Avokati i Bashës: Qesharake, do ta

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Tiranës historike, pasi shpalli fajtor kreun e PD, Lulzim Basha me akuzën e shpifjes ndaj tij, lidhur me deklaratat e qershorit në Kuvend, sa i takon 3.4 miliardë eurove të gjetura në një makinë ‘Toyota Yaris’.

“Ne politikanët duhet të kuptojmë që jemi qytetarë e duhet të trajtohemi njëlloj nga gjykata. Vendimi i gjykatës sot është një vendim historik dhe ne duhet të reflektojmë gjatë. I pari që duhet të reflektojë është Lulzim Basha i cili sot është shpallur fajtor dhe duhet të shlyejë dënimin e merituar që sot gjykata dha. I kërkoj Lulzim Bashës që bashkë me PD të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje dhe ky vendim gjykate le të jetë një moment që PD të reflektojë në marrëdhëniet mes mazhorancës apo me institucionet e tjera të vendit”, u shpreh Balla.

Nga ana tjetër, ka replikuar Gazmend Bardhi, përfaqësuesi Ligjor i Bashës, i cili tha se drejtësia është kapur nga kryeministri dhe se lidhur me këtë vendim, gjykata ka vendosur nën urdhra politikë.

“Gjykata ka asgjësuar dhe zëvendësuar organin e Prokurorisë me Policinë e Taulant ballës, mjafton që Policia e tij të thotë që Balla nuk ka përgjegjësi me milionat e eurove të drogës dhe nuk ka rëndësi se çfarë hetimi dhe përfundimi nxjerr Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky është vendimi që tentoi në kundërshtim flagrant të tregonte personit të akuzuar se kush ishin burimet e informacionit që informonin opozitën.

Barrën e provës për të vërtetuar që akuza e bërë nga Basha e ka ai që luan rolin e prokurorit dhe barrën e provës kjo gjykatë qesharake ia kaloi Bashës, prandaj vendimin do ta ankimojmë”, tha Bardhi.

Të fundit