Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Balla: Zgjedhjet e 30 qershorit do jenë demokratike, 8 vjet burg kush i dëmton me dashje
Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka përsëritur se zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të zhvillohen dhe se sipas tij do të jenë demokratike.
Gjatë fjalës në Parlament në diskutimet lidhur me amendamentet për ndryshimet e sistemit zgjedhor, Balla tha se do të ashpërsohen edhe masat e dënimeve për ata që dëmtojnë zgjedhjet.
“Zgjedhjet e 30 qershorit do jenë të mira e demokratike, përshëndes 42 partitë e regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore.
Rekomandimet e OSBE -ODHIR janë pjesë e punës themelore të komisionit, ramë dakord me dy krerët e grupeve parlamentare të ashpërsojmë dënimet lidhur me gjëmën, pjesën më negative të proceseve zgjedhore të shit-blerjes së votës.
Ju drejtohem deputetëve të dalë nga lista e LSI, edhe pse keni ndryshuar ermin në grup të pavarur, partia ka damkën më të turpshme të blerjes së votës.
Deputetëve që janë pjese e parlamentit u kërkohet bashkëpunim për luftuar shitblerjen e votës. Kush hakërrehet në sheshe se në Shqipëri nuk zhvillohen dot zgjedhje, duhet ta dinë se nuk ka më budallenj që shkojnë e bëjnë burg për Bashën e Berishën, pasi dënohet deri nis 8 vite kush dëmton me dashje materialet zgjedhore”, u shpreh Balla.