Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Ballist Morina lirohet nga burgu, publikon foto me diplomatin shqiptar
Ismail (Ballist) Morina është liruar nga qelia pas arrestimit në Kroaci, si pasojë e një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe. Është vetë Morina që konfirmon lirimin nga burgu, duke publikuar një foto në krah të konsullit të Shqipërisë në Bari të Italisë, Adrian Haskajn.
Tifozi shqiptar, që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit, falenderon autoritetet shqiptare, kroate dhe italiane për mbështetjen që i kanë dhënë përgjatë kësaj kohe.
“Me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari të Italisë zotrinë/dashamirin Adrian Haskaj. Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptar që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjith atyre që zbritën rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time. I lirë! Rroftë shpirti i shqiptarit”, shkruan Ballist Morina.
Pavarësisht kërkesës së Serbisë për të ekstraduar Morinën, ajo nuk është marrë parasysh nga autoritetet kroate.