Flash News

KRYESORE

Ballist Morina në fokus të diskutimeve në Davos, Rama: Të merret vendimi i duhur!

Çështja e Ballist Morinës ka qenë në fokur të bisedimeve të kryeministrit Edi Rama me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç. Kryeministri ka shfaqur shqetësimin për fatin e Morinës dhe i ka kërkuar homologut kroat që të merret vendimi i drejtë.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në Kryeministri, Rama ka kërkuar një vendimmarrje të ndershme nga ana e autoriteteve kroate, e nga Plenkoviç është siguruar se rasti i Ballist Morinës do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare.

Kujtojmë që prej kohësh Ballisti i dronit mbi Beograd, mbahet i arrestuar nga autoritetet kroate, nën presionin e Beogradit për ta ekstraduar drejt Serbisë për gjykim. Vetë Ballisti, familja dhe ithtarët e tij, nuk e duan të ndodhë ky ekstradim nga frika e një hakmarrjeje serbe.

Të fundit