Flash News

KRYESORE

“Ballist Morina”, ragon Vuçiç: Nuk negociojmë për ekstradimin

“Ballist Morina”, ragon Vuçiç: Nuk negociojmë

Çështja e Ballist Morinës është kthyer në lajtmotivin e këtyre dy ditëve të fundit sa i përket ekstradimit të tij nga Kroacia në Serbi. Për herë të parë ka reaguar  presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Kreu i shtetit serb është shprehur i vendosur në esktradimin e Ballist Morinës në Serbi, duke deklaruar për mediat serbe se tashmë janë marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë vendim.

“Ne e bëmë punë tonë jemi duke pritur një vendim. Kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiç.

Të fundit