Flash News

KRYESORE

Ballkani midis paqes dhe 'luftës së heshtur'

Ballkani midis paqes dhe 'luftës së heshtur'

Nga Xhensila Luka

Cili është realiteti ekzistues sot në Ballkan? A janë marrëdhëniet në rajon të tensionuara?

Si është situata politike, ekonomike në ish vendet e Jugosllavisë?

Marrëdhëniet reciproke mes fqinjëve dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare janë elementë mjaft të rëndësishëmpër ekzistencën e paqes mes tyre, si dhe  politika të pajtimit dhe bashkëpunimit ekonomik mes aktorëve të të gjithë rajonit do të garantonte stabilitetin. Por si e shohin dy studiues këtë çështje.

Sipas një raporti të revistës ‘U.S Magazine Foreign Affairs’ së SHBA-ve për punët e jashtme nënvizohet se “është ekzistente një luftë e heshtur në Ballkan”, ardhur kjo si nevojë e rishikimit të kufijnve në rajon. Duke cilësuar si burim themelor mungesën e stabilitetit politik, retorikat nacionaliste dhe tentativat e fqinjëve për të ndërhyrë në punët e brendshme të njëri-tjetrit, kanë krijuar përplasje mes Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës etj. Shqetësuese është gjithashtu edhe kriza politike prej më shumë se dy vitesh në Maqedoni.

Cili është burimi themlor i këtij destabiliteti dhe përse paqja mbetet vetëm tentativë? Kjo vjen si rezultat i disa pikave të rëndësishme sic janë:

-              Mospërputhja e kufijnve politikë dhe kombetarë shkruan Less, duke bërë që interesat shtetërore për fuqi  të jenë pragrmatiste, përpara idealizmit.

-              Duke qënë kryesisht shtete multietnike, minoritetet kërkojnë ofertën për federalizim të Maqedonisë dhe Kroacisë.

-              Ballkani është kthyer në sferë influence nga Rusia, kryesisht në Serbi.

-              Krizat e vazhdueshme elektorale dhe problemet e thella ekonomike.

-              Provokimet dhe kërcënimet, karakterizuar vazhdimisht nga një gjuhë konfliktuale mes fqinjëve etj

Të gjithë elementët e përmendur më lart ndikojnë negativisht pasi gjenerojnë vazhdimisht situata traumatike që zhvillohen në rajon dhe imazhi përballë ndërkombëtarëve e përkeqëson edhë më shumë gjendjen në rajonin ballkanik. Siç shkruan në një analizë edhe Profesor Kristafi, sjelljet agresive nuk duhen nënvlersuar.

Por ulja në bisedime, negocimi, dhe identifikimi i problemeve ekzistente sot në rajonin ballkanik, janë alternativa primare për shmangien e problemeve të mëtejshme. Faktorët ndërkombëtar siç janë SHBA-të apo BE janë një tjetër alternativë që mund të çojnë në garantimin e ‘paqes’ në rajon. Për të ndërtuar një të ardhme europiane të sigurtë, garantimi i aleatëve strategjikë mes shteteve ballkanike rrit bashkëpunimin ekonomik dhe politik. Si dhe garanton më shumë siguri, duke u përgatitur si tokë paqeje brenda një rajoni të cilët i lidh një histori e përbashkët.

Të fundit