Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Milivoje Mihajlloviç
Gjithnjë e më shpesh në mediat ballkanike lexojmë mbi arrestime të shpërndarësve të drogës dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës. „Sipërmarrësit“ ballkanikë në këto biznese kanë pushtuar territore të tëra të Europës, janë zotër të kanaleve të kontrabandës që nga Amerika e Jugut e deri në Jug të Afrikës.... nëpërmjet Çekisë, Spanjës, Francës, Zvicrës, në vendet arabe.... Dora e kriminalitetit ballkanik është e pranishme që prej dhjetëvjeçarësh në pothuajse të gjitha meridianët. Me tona të tërë kokaine janë sekuestruar në ujrat e bregdetiti amerikanojugor. Në nivel lokal shfrytëzohen të gjitha burimet (para pak kohësh në Mal të Zi u zbulua madje edhe një anije luftarake) për kontrabandën e narkotikëve, një prej bizneseve më fitimprurëse që ecën nëpër rrugët tashmë të shtuara të kontrabandës së duhaneve, tregtisë njerzore, tregtisë gri....
Shuma të mëdha parash përcjellin këto veprimtari të paligjshme dhe kjo pasuri me siguri ndikon edhe në rrymat politike të vendeve të këtij nënqiellit tonë. Në dukje, kufinj të fortë, administrata të stërmadha, të mbushura plot e përplot me aparate zyrtarësh, numri i madh i punonjësve të policisë dhe sistemeve të sigurisë në rajon nuk përbën kurrfarë pengese për kriminalitetin në rajon. Analistët flasin gjithnjë e më shpesh për „unionin kriminal ballkanik“ ose „konfederatën ballkanike të kriminalitetit të organizuar“, si faktor vendimtar për mungesën e stabilitetit në rajon.
Në këto territore është përqëndruar pasuri e madhe e cila ekziston jashtë rrymave financiare dhe përcakton, në një masë të madhe, jetën shoqërore dhe marrëdhëniet rajonale. Karakteristike për të gjitha vendet e rajonit, me veçori të përcaktuara, është se po hyn në një kaos gjithnjë e më të madh.
Shenjat e para se kriminaliteti „po merr në dorë mekanizmat e drejtimit“ janë mungesa e sigurisë, varfërimi dhe mungesa e perspektivës. Gjykata të fjetura, polici joefikase, sisteme arsimore dhe shëndetsore të dobësuara janë pasojë e kriminalizimit të shoqërisë. Asfalti i përgjakur dhe larja e llogarive mes grupeve të gangsterëve janë tregues të dhimbshëm të pafuqisë së aparateve shtetërore në luftën kundër mafias. Aparatet joefikase shtetërore, të shkatërruar nga punësimi joselektiv i kuadrove partiakë, shkalla e lartë e korrupsionit, janë pamje tashmë të të gjitha pjesëve të rajonit.
Gjithçka reduktohet në shtet të simuluar. Miratohen ligje- që nuk zbatohen. Lidhen marrëveshje që nuk respektohen. Vendosen themele fabrikash që nuk ndërtohen kurrë. Ekonomitë shtetërore janë të orientuara për nga shitja e pasurisë kombëtare- kjo për shkak të provizioneve të majme. Fushatat parazgjedhore diktojnë synimet e politikave kombëtare. Në skenën publike piromanët, që tensionet etnike janë në gjendje t’i shpien buzë konfliktit, zënë një vend që të bie në sy menjëherë. Krijohet një opinion publik paralel që të tregohet se „historia që jetojmë“ është në atmosferën e patriotizmit të rremë. Dhe e gjitha kjo me synimin që qytetarëve t’u shpifet jeta në atdhe. Ky është çmimi tejet i lartë i kriminalizimit të shoqërive të këtushme. Kriminaliteti është kërcënimi vdekjeprurës i sigurisë rajonale sepse nxit animozitetet etnike dhe „investon“ te destabiliteti i rajonit. Logjika e nëntokës është: popullit të varfëruar t’ia zëmë sytë me urrejtjen kombëtare, e ne bëjmë tonën.
Që në kohën kur Tito në kabinetin e tij gjeti „çimka“ përgjuese (gjë për të cilën akuzoi dhe eleminoi Aleksandër Rankoviçin. Shën. i përkth.) teoritë e komploteve kanë zënë një vend serioz në diskutimet ballkanike. Ndoshta ky tekst shumë vetave do t’u ngjasë me ndonjëfarë teorie komploti. Por, mendimi i induktuar për dhjetëvjeçarë të tërë se „OZNA sve dozna“ („OZNA i di të gjitha“- OZNA, shërbimi sekret në kohën e ish Jugosllavisë, pas vitit 1945. Shën. i përkth), apo „UDBA, nasha sudba“ (UDBA, fati jonë, UDBA shërbimi sekret në kohën e ish Jugosllavisë, para shpërbërjes së saj. Shën. i përkth.) dhe se shërbimet sekrete, masonët, iluminatët apo kushedi tjetër, kontrollojnë fatet tona, se ata janë „zotër të jetës dhe të vdekjes“, mbartës të fuqisë së përgjithshme..... Popuj të vegjël- paranoja të mëdha.
Shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë tregoi se këto „firma“ në „duart e të cilëve ishin fatet njerëzore“ ishin pikërisht produkt i iluzionit të sëmurë dhe i propagandës malinje. Diku deri në fillim të luftrave (që pasuan shktërrimin e Jugosllavisë. Shën. i përkth.) sektori i sigurisë kontrollonte nëntokën. Ndoshta më vonë, rolet u këmbyen.
Periudha e pasluftës krijoi kartele të interesave politike dhe financiare. Ato në botë quhen „shteti i thellë“, megjithëse ky term asnjëherë nuk bazohet në fakte, por vetëm në supozime. Teoricienët e përcaktojnë se „bashkim të përfaqësuesve më me ndikim të sektorit politik, ushtarak, të sigurisë dhe mediave kryesore opinionbërëse“.
Aforistët shprehen: „shteti i thellë është organizata joqeveritare më e madhe“ në çdo vend. „Shteti i thellë“, kundërshtari më i madh i sovranitetit kombëtar, sfumon demokracinë zgjedhore dhe e shpie deri në absurd, këmbëngul të ndikojë në marrjen e vendimeve shtetërore me qëllimin të mbrojë pozitën e fituar dhe interesat e tij parciale. Kjo është ajo fuqia e fshehtë në aparatin shtetëror që vendos për të ardhmen- gjithmonë krahas vullnetit të popullit. Ndikon në mënyrë vendimtare në lëvizjet e rrymat e drejtësisë dhe ato financiare. I ashtuquajturi „shtet i thellë“ gjendet atje ku ka shumë para. Nuk i intereson as drejtësia, as liria, as demokracia. Puna pas kulisave, fshehtësia, korrupsioni, dhuna, keqpërdorimi i institucioneve legale- këto janë metodat e veprimit të „shtetit të thellë“.
Duke gjykuar sipas këtyre përcaktimeve në rajon ekzistojnë sisteme paralele që mund t’i emërtojmë „shtete të thella“. Janë pikërisht ata që funksionojnë në labirintet e demokracive të kalbura.
Nëse krahasojmë Turqinë e dikurshme (në të cilën ka lindur termi „shtet i thellë“) ose SHBA-të, ku prej kohësh dhe me këmbëngulje tregohet me gisht ekzistenca e këtij sistemi, me këtë nënqiellin tonë, atëherë në Ballkan jeton njëfarësoj „unioni i shteteve të thella“ që nuk janë as idelogjikë, por organizime interesi në ekspansion e sipër.
Në Turqi dhe në SHBA „shteti i thellë“ është lidhje mes mbartësve të fuqisë kombëtare me synimin që të ruhen burimet, të zgjerohet ndikimi i vendit, të fitohen burime të reja potenciale të pasurisë kombëtare. Ndërsa te ne kanë humbur interesat kombëtare dhe shtetërore.
Si ta shpjegosh ndryshe mungesën e reaksionit të shteteve ndaj kërcënimit të interesave vitale kombëtare? Rajoni po zbrazet. Në mënyrë të pabesueshme, migracionin e panatyrshëm të qytetarëve të tyre drejt Perëndimit, pushtetet e këtushme këmbëngulin ta zgjidhin me konferenca dhe tryeza të rrumbullakëta, me deklarata dhe plane aksionale kundër „murtajës së bardhë“.
Sepse, si ta shpejgosh kotësinë e nxitjes së investimeve të huaja, nëse pushteti i paguan investitorit të huaj tri deri në dhjetë mijë euro për hapjen e një vendi pune, ndërsa i punësuari në këtë vend pune do të duhet të punojë për 200 euro? A mund të bazohet ekonomia zhvillimore nëse hapjen e fabrikave për „prerjen“ e kabllove, kur këtë punë, kudo nëpër botë, e kryen manifaktura familjare? Si është e mundur që rajoni, i cili synon të antarsohet në BE, edhe sot e kësaj dite, mbrojtjen kundër breshërit, e bazon në sisteme raketore të shtrenjta, të vjetëruara dhe krejtësisht joefikase e mbi të gjitha edhe në kundërshtim me standartet e BE-së? E pra ky është kusht për një bujqësi të qëndrueshme. A është bash ky „shteti i thellë“ ai që ka vendosur që blerësit të jenë më të rëndësishëm sesa bujqit, se fitimet me ato minihidrocentralet janë çmimi për shkatërrimin e natyrës? Përse „njerëzit për kombinime“ (e ky sot na është bërë një profesion i nderuar) janë më të rëndësishëm sesa inxhinjerët, profesorët apo shkencëtarët? Apo lejohet me qëllim që shkencës t’i zihet fryma nën plehun e diplomave të blera? Sa kohë duhet të kalojnë që neve ta kuptojmë (nëse e kuptojmë ndonjëherë) se diplomat e blera janë më të dëmshme sesa uraniumi i varëfruar se janë kancer që mbyt të ardhmen dhe zhvillimin racional natyror.
Ku na humbi interesi shtetëror dhe kombëtar? Në mjegullën e spineve dhe mashtrimeve mediatike? Apo është viktimë e interesave të miqve dhe kumbarëve? Ajo që në në mënyrë kolegjiale po e quajmë „shtet të thellë“ po lëshon metastaza, po rigjenerohet, po instrumentalizon sistemet politike, instalon gjithandej njerëzit e tij që shohin si të vetmin interes pasurimin e shpejtë dhe plaçkitjen e popullit. Apo mos janë vetëm dyshime për këtë „shtetin e thellë“? Shumë veta mendojnë se akuzat për një „shtet të thellë“ imagjinar, janë vetëm alibi për hajdutët në pjesët e korruptuara të aparatit të çinovnikëve, që janë shpesh në konflikt për ndarjen e plaçkës. Këto qendra informale dhe misterioze të fuqisë nuk përmbahen as të shfrytëzojnë edhe të ashtuquajturën nëntokë të informacionit, bandat kriminale dhe grupet e tifozëve militantë, në mënyrë që të ngrenë temperaturën në shoqëri dhe të nxisin mostolerancën etnike.
Opinioni publik është armiku më i madh i këtyre qendrave joformale të fuqisë. Për këtë ato janë në luftë të pandërprerë me të vërtetën dhe, themeli i strategjisë së tyre është të shkaktuarit e një kaosi të vazhdueshëm. Këto qendra të fuqisë janë eminencat e pushtetit nominal, në këto territoret tona tërë shoqërinë ata e kanë ndryshur në një formë të veçantë robërie dhe të gjithë, nëse dikur nuk do të duam të shohim, do të mbytemi në këtë „cektirën e shteteve të thella“.
*Milivoje Mihajlloviç ka lindur në vitin 1958 në Prishtinë. Ka informuar mbi ngjarjet në Kosovë nga gazeta „Jedinstvo“, Tanjugu, RTV Beograd, BBC, APTN, Agjensia Franc Press, CBS-në. Ka qenë kryeredaktor i Radio-Prishtinës, themelues i Media –Center, redaktor i programit informativ i YU-info TV, aktualisht është drejtor i radio Beogradit.
**Përkthyer nga gjuha serbe për Politiko.al: Xhelal Fejza. Analiza është botuar në portalin Kossev.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38