Flash News

KRYESORE

Ballkani Perëndimor i gjendet afër Shqipërisë pas tërmetit

Ballkani Perëndimor i gjendet afër Shqipërisë pas

Ballkani Perëndimor i gjendet pranë Shqipërisë ndërsa po përballet me pasojat e tërmeteve. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, zhvilloi një darkë pune me ta në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në një njoftim të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se ata “mbështetën vazhdimin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”.

Përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, shprehën përkushtimin e tyre të plotë për rrugën evropiane, duke theksuar se puna për reformat e nevojshme është duke vazhduar, bashkë me bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Gjithashtu ata mbështetën edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke nënvizuar se ky vendim është shumë i rëndësishëm jo vetëm për të dy shtetet që synojnë anëtarësimin, por për tërë rajonin dhe Bashkimin Evropian.

Të fundit