All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Balluku “fut hundët” në bashkinë e Vorës, PD: Nuk ke për t’ia dalë dot!

Balluku “fut hundët” në bashkinë e Vorës, PD:
All - Paragraf - 1

Pas publikimit të mesazheve të ministres se Energjisë dhe Infrastrukturës me deputetin socialist Sardi Vorpsi, ku Belinda Balluku  po përpiqej të gjente një rrugë për largimin e Fiqiri Ismailit kryebashkiak i Vorës, ka reaguar Partia Demokrarike.

All - Paragraf - 3

Është deputeti Endri Hasa, ai i cili i siguron Ballukut se nuk ka për t’ia dalë duke mobilizuar krimin dhe paratë e korrupsionit për të kapur Bashkinë e Vorës.

https://politiko.al/balluku-e-sigurte-per-rezultatet-e-zgjedhjeve-ne-elbasan-e-marrim-se-ka-familjen-nga-elbasani-gledi/

Reagimi i Hasës:

Autorja e abuzimeve miliona euro dhe e megamashtrimit me Air Albania, me urdhër të Edi Ramës paska nisur aksion për të mobilizuar krimin dhe paratë e korrupsionit për të kapur Bashkine e Vorës.  Nuk ka për t’ia dalë dot!

Nga ana tjetqr, njqsoj si me ministrat e korruptuar, që i largoi për t’i shpëuar drejtesisë, Edi Rama po mundohet te shpetoje  nga drejtesia  kryebashkiaket e  faktuar per lidhjet e tyre me krimin dhe shitblerjen e votave, Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon, duke mos i kandiduar më.

As krimi, as droga, as paratë e korrupsionit nuk do ta shpetojne dot qeverisjen kriminale të Edi Rames.

Ligji do të çojë në burg politikanët e lidhur me krimin dhe korrupsionin qofshin ose jo në detyrë.

Organizates mafioze të rilindjes i ka ardhur fundi. Me 16 shkurt të gjithë së bashku per goditjen finale!

Të fundit