Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dy ditët e fundjavës që lam pas shënuan fluturimet e para për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë të mbetur jashtë vendit, që prej fillimit të këtij muaji kur u kryen gjithashtu disa fluturime për riatdhesimin. Në një intërvistë për emisionin “Open”, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballulu u shpreh se qeveria është përgatitur për të riatdhesuar 2000 persona brenda javës.
“Ka një numër të madh personash që duan të riatdhesohen. Procesi ka vështirësi përsa iu përket hoteleve, kërkojmë mirëkuptim. Jemi përgatitur për të kthyer rreth 2000 persona brenda javës.
Totali i ambasadave është rreth 3000 persona që kanë aplikuar. Besoj se riatdhesimi nuk do të mbyllet me valën e dytë, pasi do ketë raste. Po i publikojmë fluturimet javë pas jave pasi nuk duam të kemi kaos. Jemi duke ekzaminuar 3 destinacione të reja, Vjenë, Bruksel dhe Amsterdam. Air Albania është zgjedhur pasi është kompania flamur-mbajtëse”- tha Balluku.