Balluku ristrukturon inspektoratin që kontrollon tregun e naftës: Ka mungesë të kapaciteteve monitoruese

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku është treguar e prerë me Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Gjatë një konference për mediat, ministrja paralajmëroi ristrukturim të ISHTI në sajë të luftës kundër informalitetit cilësor.

“Ju bëj me dije se subjektet dhe tregut se ndikohet cdo qytetar nga masat që ne marrim në fushën e hidrokarbureve që lufta kundër informalitetit cilësor do të instesifikohet.

Shqetësuese për ne është mungesa e rregulloreve të punës në sektorin elektro-energjitik, është mungesa e kapaciteteve monitoruese në fushën e hidrokarbureve nxjerrës dhe përpunuese. Për këtë arsye kemi vendosur që në muajit në vijim, para përfundimit të 2019-ës, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial  do pësojë një ristrukturim të thellë dhe shtim të numrit të punonjësve, që t’i përgjigjen  kërkesës së luftës.

Brenda muajt tetor ne do të ngremë laboratorin e ri të hidrokarbureve në Porto Romano, për të qenë sa më afër subjekteve gjatë analizave, duke ulur kostos, si të njësisë së inspektoratit, por edhe të subjekteve duke qenë më pranë për të kontrolluar cdo lloj problematike”, u shpreh ministrja.

Ministrja shtoi se inspektorati do të shtohet me 130 inspektorë të rinj, që do të merren në punë sipas kualifikimeve.