Flash News

KRYESORE

Balluku sqaron procesin e riatdhesimit të shqiptarëve: Do karantinohen në hotelet e Durrësit

Balluku sqaron procesin e riatdhesimit të shqiptarëve: Do karantinohen

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar ditën e sotme procedurat e  procesit të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur jashtë kufirit, nëpërmjet avionëve të Air Albania.

Balluku tha se të gjithë ata që duan të kthehen do të strehoen kundrejt një pagese të arsyeshme për 14 ditë në disa hotele në Durrës, të cilët do t’i përzgjedhin vetë ata.

“Duke filluar nga dita e shtunë Air Albania do të nisë fluturimet nga disa destinacione për ata që duan të kthehen në atdhe. Për të plotësuar kushtet kemi një marrëveshje me disa hotele në Durrës, që kanë shprehur vullnet për t’u kthyer në karantina. Transporti ajror do të kryhet nga Air Albania, e gjithë paketa do të mund të rezervohet online me pagesa të arsyeshme. Grancia santitare dhe shëndetësore”, shpjegoi Balluku.

Më tej, ministrja Balluku sqaroi qytetarët për hapat që duhet të ndjekin për të bërë rezervimin.

Për të kryer rezervimin e paketës duhet të aksesoni faqen e internetit AirAlbana.com.al dhe më pas rubrikën riatdhesimi. Klikoni në linkun e hotelit për të zgjedhur paketën që iu përshtatet dhe më pas konfirmoni formularin elektronik të kushteve të karantinimit. Ky formular do të firmoset më pas nga ju. Ju lutem, lexoni me kujdes kushtet e vendosura në formular, se nuk do të tolerohet asnjë. Pas kësaj, mund të procedoni me pagesën elektronike për 14 ditët e karantinimit. Në email do iu mbërrijë konfirmimi i rezervimit, së bashku me një kod, të cilin do ta përdorni për rezervimin e biletës, që mund ta rezervoni në Air Albania, së bashku me pagesën”, theksoi ministrja.

Të fundit