Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Balotelli drejt rikthimit në 'Serie A', Raiola nis bisedimet me klubin italian
Futbollisti italian, Mario Balotelli, është drejt rikthimit në ‘Serie A’ dhe këtë gjë e ka pohuar edhe menaxheri i tij, Mino Raiola.
Një ndër skuadrat pretendente është edhe ekipi i Napolit, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Carlo Ancelotti.
Mino Raiola është shprehur se Anchelotti është dakord që sulmuesi të luajë me Napolin sezonin e ardhshëm edhe pse për momentin ai ka 4 sulmues në dispozicion.
“Mario nuk është një lojtar me parametrin zero, por ky është një problem që e zgjidh unë si menaxher. Ai do të jetë sulmuesi më i fortë në ‘Serie A’, por kërkon një projekt ambicioz dhe me ardhjen e Ancelotti te Napoli gjërat mund të ndryshojnë. Të shohim se sa sulmues do të jenë te skuadra deri në gusht dhe çfarë mendon De Laurentiis. Balotelli me Insigne mund të formojnë një dyshe fantastike”, ka thënë menaxheri i ‘Super Marios’.