Flash News

KRYESORE

Balotelli nuk i fal tifozët lacialë: T'ju vijë turp!

Balotelli nuk i fal tifozët lacialë: T'ju vijë turp!

Tifozët e Lazios nuk dallohen shumë për sjellje të hijshme ndaj lojtarëve me ngjyrë. Ata shpesh janë akuzuar për koret raciste që përdorin ndaj kundërshtarëve. Sot viktima e radhës ishte sulmuesi i Brescias, Mario Balotelli.

Italiani shënoi në takimin kundër Lazios, por nuk i mjaftoi skuadrës së tij, pasi rezultati u përmbys në 1-2 dhe Lazio u largua si fituese.

Balotelli bëri një reagim serioz në Instagramin e tij zyrtar pas ndeshjes: “Është një humbje që djeg shumë, por ne do të rikthehemi edhe më të fortë. Tifozë të Lazios që ishin sot në stadium, turp t’ju vijë!”

Të fundit