Flash News

KRYESORE

Balotelli refuzon të rinovojë me Nice-n, do të rikthehet në Serie A

Balotelli refuzon të rinovojë me Nice-n, do të rikthehet në

Sulmuesi Italian, Mario Balotelli ka vendosur të rikthehet në kampionatin italian sezonin e ri, pasi refuzoi të rinovonte me Nice-n, dhe me shumë mundësi do të jetë lojtar i ekipit të Romës.

Sipas medieve italiane,  agjenti i tij, Mino Raiola ka pasur një takim të rëndësishëm me drejtorin sportiv të Romës, Monchi, ku ka rënë dakort të nënshkruajë për Romën në verë si futbollist i lirë.

Kontrata mendohet se do të jetë 4-vjeçare dhe ‘Super Mario’ do të marrë një pagë rreth 4 milionë euro në stinë.

Përveç Romës në garë për lojtarin mbetet edhe Juventus dhe Napoli që gjithashtu janë të interesuar.

Të fundit